MARCA

REUTERS/Arkiv
Barça dhe Real, La Liga e hapur!
26 April, 2017 @9:04
E përditshmja spanjolle Marca ka bërë të ditur sot se me fitoren e Barcelonës në El Clasico, lufta për titull në Spanjë është ndezur mjaft.
Posaçërisht me faktin se në ndeshjet e mesjavës mund të ndodhin befasi!
Barcelona pret Osasunën sonte prej 19:30 ndërsa Real Madrid është mysafir i Deportivo La Corunas prej 21:30.
“Messi kthen shpresën në Camp Nou pas shkëlqimit në Bernabeu. Trajneri i Osasunës, Petar Vasiljevic: Plan për Messin? Keni pistoletë?! Finalja e parë për Realin në Riazor, pa Bale, pa Ramos, por kthehet Varane. Zidane do të luaj rotacion,” ka shkruar shpejt dhe shkurt në ballinë Marca para dueleve të sontme.