TETOVË

FFM dënon rëndë Shkëndinë
25 April, 2017 @23:03
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dënuar me 6 ndeshje pa prani të shikuesve Shkëndinë e Tetovës, pas incidenteve në ndeshje ndaj Vardarit në Kupë.
Kështu, ekipi kuqezi nga Tetova, nuk do të ketë përkrahjen e “Ballistëve” në duelet e radhës si vendas, derisa synim i ekipit ka mbetur Kupa e Maqedonisë, pasi që titulli i është larguar.
Shkëndija ka reaguar për dënimin e FFM-së, duke thënë se dënimi është i rëndë dhe se nuk aplikohen standardet e njejta për çdo ekip në elitën e futbollit maqedon.