20+

Oto John në akcion/ Foto: KFTrepça'89/ A. Osmani
Oto John, njeriu që shënoi mbi 20 gola që prej 2008/09
nga MitrovicaPress
24 April, 2017 @19:27
Sulmuesi nigerian i Trepçës’89, Oto John, deri më tani ka shënuar 21 gola në elitën e futbollit tonë.
Me këtë, lojtari i ekipit mitrovicas, është bërë futbollisti i parë që shënon mbi 20 gola që nga stinori 2008/09 në Superligë të Kosovës.
Për herë të fundit, këtë e kishte arritur Enis Zabërxha, që kishte shënuar 21 gola për Hysin në stinorin 2008/09.