GALATASARAY-FENERBAHÇE

Zgjidhet në minutën e 90, Fenerbahçe mposht Galatasarayin
23 April, 2017 @19:57
Fenerbaçe ka arritur të shfrytëzojë njërën nga dy goditjet në portën kundërshtare sot për të fituar derbin e zjarrtë të Stambollit, ndaj Galatasarayit.
Ka qenë braziliani, Josef de Souza, që ka shënuar në minutën e parë shtesë të takimit për të sjellë fitoren e madhe ekipit të kanarinave.
Tash, Fenerbahçe nxehet edhe në luftë për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve, e ndoshta edhe për më shumë, pas kësaj fitoreje të rëndësishme.
Në anën tjetër, Galatasaray ka dominuar pjesën më të madhe të takimit, por pa arritur të shënojë, ku vërehej mungesa e qendërsulmuesit klasik.
Pas golit të pësuar, Galatasaray qëlloi shtyllën e kundërshtarit, por jo edhe më tepër për të ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Ky ka qenë derbi i parë i Igor Tudorit si trajner i Galatasarayit.
Besiktasi lider ka 61 pikë, Basaksehiri i dytë 57 pikë, e tash Fenerbahçe afrohet me 53 pikë aty. Galatasaray mbetet e katërta me 49 pikë.