DRENICA-DRITA

Arifaj e Uka ndalin shpresat e Dritës
23 April, 2017 @17:11
Sulmuesi kryesor i Drenicës, Granit Arifaj, i ka dhënë goditjen e parë, ndërsa krejt në fund Kreshnik Uka i ka dhënë goditjen përfundimtare sot Dritës, 2-0, që me pikë të nxjerrë në Skenderaj mund të shpresonte më shumë për dalje nga zona e rrezikshme.
Por, kuqezinjtë nga Skenderaj nuk kanë bërë shumë kalkulime, kanë shfyrtëzuar rastet dhe kanë fituar ndeshjen.
Drita ka mbetur të vajtojë mungesat e Përparim Livorekës dhe Alban Shillovës sot, ndërsa duhet të kërkojë pikë në ndeshjet tjera për të shpresuar në shpëtim.