TREPÇA89-TREPÇA
89-shi fiton derbin lokal, mban 7 pikë distancë
23 April, 2017 @16:54
Trepça’89 ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, sot në derbin lokal ndaj Trepçës me rezultat 3-1, në një ndeshje që në 45 minutat e para nuk kishte gol përkundër rasteve.
Enis Zabërxhës iu anulua goli për shkak ofsjadit për Trepçën, ndërsa Oto John ka qenë pranë golit, por pa sukses, në pjesë të parë.
E si nisi pjesa e dytë, lideri i Superligës nisi furrishëm duke shënuar shpejt 2 gola, dhe në gjysmë orëshin e fundit të ndeshjes hyri me 2 gola epërsi, kur shënuan Rron Broja e kapiteni Shpëtim Idrizi.
Ergyn Ahmeti uli epërsinë e 89-shit, kur shënoi për Trepçën, 2-1. Por, zëvendësuesi Muharrem Jashari ktheu avantazhin dygolësh, shpejt, për 3-1.
Pas kësaj ndeshjeje, Trepça’89 mban epërsinë 7 pikëshe në krye, ndërsa Trepça duhet të tentojë në ndeshjet tjera të mbetura.