ARBNOR MORINA

Morina: “Pak prishtinali kanë mbetur në bankën e Prishtinës”
22 April, 2017 @17:40
Pas humbjes së sotme ndaj Prishtinës, trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, në deklaratën e tij tha se skuadra e tij kishte koncentrim të duhur, mirëpo presioni i krijuar në fushë, ndikoi në humbjen e ekipit gjilanas, derisa kritikat i dërgoi edhe në bankën e prishtinasve.
“Nuk kishim mungesë të koncentrimit, sepse po të mos kishim koncentrim, nuk do t’i krijonim rastet të cilët i krijuam gjatë lojës.
Prishtina në fakt e kishte vetëm këtë rast që shënoi dhe pat një lojë me ballona, mirëpo presioni që ka qenë prej këtu, ka qenë një presion i pakuptimtë dhe kjo duhet të thuhet shumë sinqerisht. Unë po çuditem qysh në bankën e Prishtinës ndodh diçka e tillë, edhe pse po shoh që pak prishtinali kanë mbetyr aty, por më shumë s’kemi se çka të flasim për këtë,” tha Morina.