PRISHTINA - GJILANI

Foto: prishtinafc.com
Prishtina qesh në fund, Khalid shpëtimtar
22 April, 2017 @16:48
Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me serinë e fitoreve.
Ekipi nga kryeqyteti ka shënuar fitoren e pestë rresht nën udhëheqjen e kryetrajnerit Arsim Thaqi, duke e mposhtur kësaj radhe skuadrën e Gjilani.
Goli i fitores erdhi në minutat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes, ndërsa realizator ishte qendërsulmuesi Basit Khalid, i cili deri në ato çaste nuk u vërejt edhe aq shumë në fushë.
Meritë për golin kishte edhe Shend Kelmendi, i cili ishte asisutes i golit të fitores.
Me këtë fitore, Prishtina vazhdon ta mbajë hapin me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin, që renditen në pozitën e parë dhe të dytë, derisa për Gjilanin kjo ishte humbja e parë pas katër ndeshjeve të fundit.