BUBA

Hasani pezullohet për dy ndeshje
21 April, 2017 @21:35
Ferhan Hasani nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në dy ndeshjet e radhës të kampionatit maqedonas.
Kapiteni i tetovarëve është pezulluar për dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq që e morri në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë.
Hasani ishte skuqur në minutën 33’, ndërsa pavarësisht mungesës së tij, Shkëndija arriti të sigurojë finalen e Kupës, ku do të takohet me skuadrën e Pelisterit.