HAPET XHIROJA XXVII

Kampioni dhe nënkampioni, në takimin e radhës
21 April, 2017 @12:43
Sot hapet xhiroja e XXVII e Superligës së Kosovës me duelin ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktual të Kosovës!
Feronikeli, që vazhdon të kërkojë mbrojtjen e titullit, pret Hajvalinë, nënkampione aktuale, por tashmë të dorëzuar në luftë për mbijetesë pas krizës që e kishte në ekip.
Dueli nis në ora 15:00 dhe zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, derisa Feronikeli synon fitore të sigurt në këtë përballje.
Refer kryesor i ndeshjes është Nazmi Rraci, derisa do të ndihmohet nga anësorët, Safet Berisha dhe Imran Kabashi.