BESIKTAS-LYON

Penalltitë çojnë Lyonin përpara
20 April, 2017 @23:43
Lyon ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen e Europa Ligës vetëm pas ekzekutimit të penalltive sonte në Vodafone Arena të Stambollit.
Besiktas ka neutralizuar epërsinë e tyre nga ndeshja e parë duke përfunduar 90 minutat e ndeshjes 2-1. Në vazhdime nuk kishte gola edhe pse të dyja skuadrat patën një mori rastesh dhe pas 120 minutave lojë në total sonte, u desht që penalltitë të përcaktojnë fituesin.
Seria e shënimeve shkoi mbi 5 radhazi, derisa për Besiktasin në penalltinë e 7 dhe të 8 dështuan të shënojnë Dusko Tosic dhe Matej Mitrovic, e në anën tjetër Max Gonalons me përvojë shënoi për kualifikimin e ekipit francez.