VENDIMI I KOMISIONIT DISCIPLINOR

Flamurtarit gjobë, 500 euro
20 April, 2017 @13:38
Skuadra lidere e Ligës së Parë të Kosovës, Flamurtari, është gjobitur nga KD i FFK-së me 500 euro.
Arsye për këtë dënim të ekipit kuqezi nga Prishtina janë hedhja e sendeve të forta nga shikuesit të klubit nikoqir, ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e botuar lidhur me këtë rast.
Flamurtari kishte mposhtur Kosovën e Prishtinës në këtë ndeshje, 2-1, që i takonte xhiros XXI të Ligës së Parë.