HARRY REDKNAPP

Nuk pagohet nëse bie ekipi
20 April, 2017 @11:02
Trajneri që ditë më parë u emërua në krye të Birmingham Cityt, Harry Redknapp, ka bërë të ditur për BBC Radio 5 live që nuk do të pagohet nga ekipi nëse ekipi nuk mund të mbijetojë në Championship (liga e dytë angleze).
“Nuk pagohem. Nuk më brengos fare ky fakt. Do të marr bonus, por nuk është kush e di çka. U kam thënë nuk dua pagesë nëse nuk mbetemi në Championship,” ka thënë trajneri 70 vjeçar i Birminghamit që pritet të debutojë këtë fundjavë për ekipin, që po rrezikon mbijetesën.
Birmingham City, 3 xhiro para fundit të stinorit në Championship është në pozitë të 20 nga 24 skuadra, ku tre të fundit bien.
Tre ndeshjet e fundit të Birminghamit janë ndaj Aston Villës (derbi i madh lokal), Huddersfield Town dhe Bristol City.