MONACO - DORTMUND

Monaco rikthen lavdinë franceze, arrin gjysmëfinalen
19 April, 2017 @22:41
Ashtu si në ndeshjen e parë në Gjermani, edhe në takimin e luajtur sonte në Francë, Monaco është treguar ekip më i mirë se Dortmundi, për ta arritur kështu gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga principata e tregoi kualitetin e vet me të filluar takimin, me super talentin Mbappe që shënoi në minutën e 3’. 14 minuta më vonë, ishte kolumbiani Falcao ai që shënoi për 2-0, duke e mbyllur pothuajse dilemën e skuadrës që kalon në fazën tjetër.
Epërsia e Monacos u ngushtua përmes Marco Reusit në fillim të pjesës së dytë, mirëpo kjo ishte e tëra çfarë dhuroi Dortmundi sonte, me Monaco e pandalshëm në anën tjetër që ushtroi presion gjatë gjithë kohës dhe e gjeti edhe golin e tretë përmes zëvendësuesit Germain.
Duhet përmendur që Monaco ka shënuar nga 3 gola në të 4 ndeshjet pas grupeve në Champions League, një fakt tjetër që dëshmon lojën sulmuese të skuadrës nga principata.
Përveç Monacos, gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Atletico Madridi, Real Madridi dhe Juventusi, ndërsa çiftet gjysmëfinaliste kuptohen në shortin e të premtes.
Monaco vs Borussia Dortmund 3-1 All Goals… by sports-live1