MAQEDONI

Shkëndija në finale të Kupës, e pret Pelisteri
19 April, 2017 @20:22
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Maqedonisë, e cila u ndërpre në minutën e 33’, ka vazhduar të luhet dhe është mbyllur 0-1 në të mirë të Vardarit.
Gjithsesi, fitorja 1-3 e Shkëndijës në ndeshjen e parë në Shkup, ka bërë që Shkëndija të kualifikohet në finalen e Kupës së Maqedonisë.
Aty tetovarët do të takohen me skuadrën e Pelisterit.