MAQEDONI

Shkëndija vs. Vardari, ndërpritet ndeshja
19 April, 2017 @17:03
Është ndërprerë ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Vardarit që po luhet në Tetovë,
Një zënkë mes kapitenit të Vardarit Boban Grnçarov dhe Ferhan Hasanit të Shkëndijës ka bërë që disa tifozë të Shkëndijës të zbresin nga tribunat në fushë, duke e detyruar kështu ndërprerjen e ndeshjes. Ndërkohë, të dy lojtarët janë përjashtuar me karton të kuq.
Kur kjo ndodhi, po zhvillohej minuta e 33’ e takimit me rezultatin 0-0, ndërsa ndeshja e parë në Shkup është fituar 1-3 nga Shkëndija.