JUAN MATA

Besiktas synon Matën?!
19 April, 2017 @10:02
E përditshmja turke, Milliyet, në numrin e sotëm ka përfolur një mundësi që mesfushori spanjoll i Manchester Unitedit, Juan Mata, është synim për transfer veror te ekipi i Besiktasit.
Besiktas, kampion aktual i Turqisë, është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin. Ata kanë qenë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë stinor, por nuk arritën të dalin nga grupet.
Mata 28 vjeç, në anën tjetër, vetëm një ndeshje e ka luajtur në Premier Ligë prej fillimi deri në fund, pasi që ka nga 16 startime, 15 herë është zëvendësuar këtë stinor.
Spanjolli u ble nga Manchester United në janar të vitit 2014 për 44.7 milionë euro nga Chelsea.