CRISTIANO RONALDO

I pari që arrin 100-shin
18 April, 2017 @23:24
Sulmuesi portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur shifrën historike sonte duke u bërë njeriu i parë që arrin të shënojë 100 gola në Ligë të Kampionëve.
Para kësaj ndeshjeje, Cristiano Ronaldo, kishte 97 gola të shënuara në Ligë të Kampionëve dhe me hat-trickun që e shënoi ndaj Bayernit, arriti shifrën jubilare prej 100 golash.