DIEGO SIMEONE

Përgatitet oferta e madhe për Simeonen!
18 April, 2017 @15:22
Raportet e sotme nga gazetat italiane mund ta kenë frikësuar Atletico Madridin.
Sipas Gazzetta dello Sportit, Inter është duke përgatitur ofertën që të paguajë 10 deri 12 milionë euro për stinor, trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone, vetëm për ta bindur atë që të vjen në Giuseppe Meazza.
El Cholo (Simeone) ka qenë lojtar i Interit derisa ka qenë futbollist, ndërsa djali i tij luan aktualisht për Genoan.
Ofertën e njejtë, Interi pritet t’ia bëj edhe Antonio Contes, por gazeta beson se me Conten është më e vështirë puna.
Njejtë, kjo informatë e lëshuar nga GdS tregon qartë se Stefano Pioli nuk e ka të sigurt ardhmen si trajner i Interit.