BIRMINGHAM CITY

Shpëtimi Redknapp!
18 April, 2017 @10:41
Skuadra e Birmingham Cityt, që bën gara në Champiopnship të Aglisë, pas dorëheqjes së Gianfranco Zolas nga puna e trajnerit të ekipit dje, ka bërë të ditur sot se ka emëruar trajner të ri të skuadrës, të famshmin, Harry Redknapp.
Redknapp 70 vjeç, ka pranuar të merr detyrën e trajnerit të skuadrës, tre xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Championship, ndërsa do të kërkojë mbijetesën në një luftë të ashpër, për të cilën janë 5 ekipe në lojë.