MIDDLESBORUGH-ARSENAL

Foto: premierleague.com
Sanchez e Ozil, për fitore
17 April, 2017 @22:40
Arsenal ka shënuar fitoren e dytë në 6 ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe me këtë ka ringjallur shpresat për t’iu futur luftës për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve stinorin tjetër.
Një super gol i Alexis Sanchezit nga gjuajtja e lirë dhe më pas në pjesë të dytë një tjetër i shënuar nga Mesut Ozil, pas kombinimit me Aaron Ramsey kanë sjellë fitoren për ekipin e Arsene Wengerit, derisa më parë kishte barazuar spanjolli Alvaro Negredo për Middlesbroughnë.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Granit Xhaka ka qenë për 90 minuta në fushë për Arsenalin dhe kësaj radhe nuk është ndëshkuar me karton të verdhë.
Alexis Sanchez Goal HD - Middlesbrough 0-1… by Video-Sport
Alvaro Negredo Goal HD - Middlesbrough 1-1… by livegoalsfootball
Mesut Ozil Goal HD - Middlesbrough 1-2 Arsenal… by riqezi