KOSOVA(P)-VUSHTRRIA

BOROZANI/Arkiv
Vushtrria këndellet me fitore
16 April, 2017 @17:33
Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore të lehtë sot ndaj Kosovës në Prishtinë për të mbajtur gjallë shpresat për ngritje në Superligë, ndërsa është këndellur njëkohësisht prej humbjes nga Vëllaznimi në xhiron që shkoi.
Vushtrria ka fituar bindshëm si mysafir me rezultat 1-4, derisa golat kanë ardhur nga Daut Maxhuni (2), Argjent Mustafa (1) dhe Dior Zabërxha (1).
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Kosova e Prishtinës në anën tjetër është në pozitë të dhjetë dhe nuk duket të ketë brenga të mbijetesës për momentin.