BESA-LIRIA

Besa dominon dhe fiton, Liria 8 xhiro pa fitore!
16 April, 2017 @17:02
Besa ka shënuar fitore ndaj Lirisë sot në “Shahin Haxhiislami” për të mbetur ekipi në formë para ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës ndaj Trepçës në mesjavën që vjen.
Ka qenë një penallti e shënuar nga Fisnik Papuqi, që ka vendosur gjithçka në këtë ndeshe, derisa pejanët janë komod në pjesën e epërme të klasifikimit.
Në anën tjetër, Liria me këtë humbje tashmë ka hyrë në 8 xhiro pa fitore të shënuar në pranverë dhe shpejt mund të rrezikojë gjithçka sa i përket Superligës.