TWENTE-NEC

Celina me asist në fitoren e Twentes
15 April, 2017 @23:20
Skuadra e Twentes, ku luan reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar fitore 3-0 ndaj rivalit të sontëm, NEC Nijmegen.
Celina ka qenë për 90 minuta në fushë në këtë ndeshje, ndërsa ka asistuar te bashkëlojtari i tij, Enes Unal, në minutën e fundit të ndeshjes, kur ky i fundit shënoi për 3-0.
Unal në anën tjetër, ka qenë njeriu i ndeshjes në këtë fitore me 2 gola e 1 asistim.
Dyshja Celina e Unal mund të vihen përballë njëri-tjetrit në duelin që Kosova do ta zhvillojë ndaj Turqisë në kualifikime për Botërorin Rusia 2018.
Enes Unal GOAL - Twente 3-0 Nijmegen 15.04… by sofiene-l