TEUTA-KUKËSI

Pejic me dygolësh, kthen Kukësin në krye
15 April, 2017 @23:08
Sulmuesi veteran kroat, Pero Pejic, ka shënuar dy golat e Kukësit sot në fitoren e ekipit ndaj Teutës në Durrës.
Pejic ka vazhduar me gola, duke ngritur kuotën e tyre në 16 këtë stinor dhe për të mbajtur lidershipin në listën e golashënuesve, por edhe për të kthyer ekipin në krye të klasifikimit, derisa Partizani të zhvillojë ndeshjen e radhës, që e luan nesër ndaj Vllaznisë në Shkodër.