PESCARA-JUVENTUS

Higuain vulos fitoren ndaj Pescarës së Memushajt
15 April, 2017 @17:47
Dy gola të shënuara nga futbollisti që verës thuhej të ishte i shtrenjtë shumë dhe me bark, Gonzalo Higuain, i kanë sjellë fitoren Juventusit ndaj Pescaras së Ledian Memushajt sot si mysafir.
Juventus ka arritur kuotën e 20 fitoreve në Serie A këtë stinor me këtë të sotmen, ndërsa në të njejtën kohë ka arritur edhe shifrën e 80 pikëve!
Higuain ka shënuar dy golat e tij në pjesë të parë të ndeshjes për fitoren e bianconerëve, ndërsa në total këtë stinor ka shënuar 23 gola për Juventusin.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj u paraqit për 90 minuta te Pescara, por pa arritur që të ndikojë në rezultatin e ekipit të tij sot.
Gonzalo Higuain Goal HD - Pescara 0-2 Juventus… by Foot_Videos