2 KORRIKU - FLAMURTARI

Flamurtari mposhtet pas 14 xhirove
15 April, 2017 @16:58
Pas 14 xhirove radhazi pa humbje, Flamurtari është mposhtur nga skuadra e 2 Korrikut me rezultat 1-0.
Humbja e fundit e Flamurtarit në Ligën e Parë para ndeshjes së sotme daton më 5 tetor 2016, ndeshje në të cilën Flamurtari u mposht poashtu nga 2 Korriku, e cila duket se është bërë një ‘mace e zezë’ e liderit të Ligës së Parë sivjet.
Ndeshja e zhvilluar sonte ishte tejet interesante dhe me plot raste për shënim, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi Jetmir Topalli në minutën e 69’ të takimit, goli i cili ishte i mjaftueshëm që 2 Korriku t’i fitonte 3 pikë.
Kjo fitore e ngjit 2 Korrikun në vendin e tretë, ndërsa Flamurtari mbetet lider edhe nëse Vëllaznimi fiton nesër.