LEIPZIG-FREIBURG

Abrashi 80 minuta, Freiburg rrezikon garat europiane
15 April, 2017 @17:37
Skuadra e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi, Freiburg, është mposhtur thellë nga senzacioni i këtij stinorit të Bundesligës, Leipzig, 4-0.
Dy gola në pjesë të parë dhe 2 të tjera në pjesë të dytë ka qenë bilanci i golave të shënuara nga ekipi vendas, derisa Abrashi që qëndroi 80 minuta në lojë te ekipi i tij, tashmë rrezikon garat europiane pas kësaj disfate.