SOUTHAMPTON-CITY

City fiton dhe del mbi Liverpoolin
15 April, 2017 @20:25
Manchester City është dashur të durojë 55 minuta lojë për të thyer Southamptonin e fortë në shtëpi.
Me golin e qendërmbrojtësit Vincent Kompany ata morrën avantazhin në ndeshje, ndërsa më pas me dy gola të shpejtë brenda 3 minutash (Leroy Sane dhe Sergio Aguero) vulosën fituesin e ndeshjes, 0-3.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Me këtë fitore, City ka kaluar mbi Liverpoolin në klasifikim. Mirëpo, lufta për vendin e tretë që dërgon direkt në Ligë të Kampionëve, mbetet e hapur ende.