Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA 89

Lideri nuk gabon, ruan distancën

BOROZANI/ Arian Paçarizi

Lideri nuk gabon, ruan distancën


16 April, 2017 @16:41

Pas fitoreve të Feronikelit dhe Prishtinës në ndeshjet përkatëse, fitore ka shënuar edhe Trepça ‘89, për ta mbajtur kështu distancën ndaj rivalëve.

Lideri i Superligës zhvilloi një takim shumë të mirë dhe me nga një gol në secilën pjesë arriti të shënojë fitore me rezultatin përfundimtar 0-2.

Epërsia e mitrovicasve erdhi që në fillim të takimit. Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 4’. Në vazhdim të pjesës së parë, dominimi i ‘xehetarëve’ vazhdoi, por gola të tjerë nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.

Ishte pikërisht Idrizi ai që luajti rol edhe në dyfishimin e epërsisë. Pas një asistimi fenomenal, Idrizi gjeti Oto Johnin, i cili shënoi për 0-2, duke bërë kështu që fitorja e liderit të vulosej, me Dritën e pafuqishme për ta ndryshuar epilogun final.

TABELA AKTUALE

Pak para fundit, autori i golit të Drenicës, Kreshnik Lushtaku, u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk luajti tol në epilogun final të takimit.

Kjo fitore e mban në krye Trepçën ‘89 në distancë të konsiderueshme ndaj ndjekësve, ndërsa Drita edhe më tutje mbetet në zonën play-out.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga