FERIZAJ - DRENICA
Pa fitues mes Ferizajit e Drenicës
16 April, 2017 @17:00
Në takimin e luajtur sot në Ferizaj, Ferizaji e Drenica kanë ndarë pikët, me takimin që përfundoi me rezultat 1-1.
Një gol i Maliq Belulit nga afro 30 metra në minutën e 70’ të takimit i dha epërsinë, me rrjetat që ishin të paprekura deri në atë moment, mirëpo skuadra mysafire nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti ta barazoj rezultatin me golin e shënuar nga Kreshnik Lushtaku në minutën e 82’ të takimit.
Ndeshja në përgjithësi ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që tentonin ta gjenin golin e fitores, mirëpo në fund fitues nuk pati dhe skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë, pikë e cila mban Ferizajin në zonën play-out, kurse Drenica ndodhet e qetë në mesin e tabelës.