VLLAZNIA-RAHOVECI

Mustafa e Livoreka sjellin fitoren e Vllaznisë
16 April, 2017 @17:26
Skuadra e Vllaznisë së Pozharanit ka shënuar fitoren e radhës në Ligë të Parë, kësaj radhe duke mposhtur Rahovecin në shtëpi, 2-0.
Pas pjesës së parë të zhvilluar, ku nuk kishte gola, vendasit morrën hov drejt portës kundërshtare në pjesë të dytë me më shumë insistim dhe shënuan dy herë për fitore.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ardian Mustafa i dha epërsinë Vllaznisë 1-0, ndërsa Mensur Livoreka vulosi fatin e takimit kur shënoi për 2-0.
Me këtë fitore Vllaznia përforcohet në pozitën e tretë të klasifikimit në Ligë të Parë, ndërsa Rahoveci rrezikon barazhin e Ligës së Parë.