TERMINET E XHIROS XXVII
BOROZANI/ A. Paçarizi
Feronikeli hap xhiron XXVII, terminet e ndeshjeve
17 April, 2017 @22:19
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve për xhiron e XXVII të Superligës në futboll.
Feronikeli-Hajvalia hapin xhiron me ndeshjen e së premtes, ndërsa të shtunën është poashtu një ndeshje, ajo ndërmjet Prishtinës e Gjilanit.
Të gjitha duelet tjera zhvillohen të dielën: Trepça’89-Trepça, Liria-Ferizaj, Drenica-Drita dhe Llapi-Besa.
Pa marrë parasysh ditën e ndeshjes, ato fillojnë në orë të njejtë, 15:00.