STAMFORD BRIDGE

Përfundon epoka John Terry!
17 April, 2017 @20:31
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Chelseat ka njoftuar që në fund të sezonit, qendërmbrojtësi legjendar John Terry, do të largohet nga klubi londinez.
Terry, i cili është një ikonë e klubit londinez, duke qenë pjesë e klubit që nga viti 1998, me Chelsean ka fituar 4 tituj të Premier Ligës (5 nëse fitohet ky titull nga Chelsea edhe këtë vit), 5 FA Cup, 3 Kupa të Ligës, 1 Champions League dhe 1 Europa League. Gjithashtu, John Terry është mbrojtësi me më së shumti gola në histori të Premier Leagues, gjithsej 40.
Destinacioni i ri i Terryt nuk është bërë i ditur ende.