VLLAZNIA-PARTIZANI

Shkodranët ndalin Partizanin, Kukësi mbetet lider
16 April, 2017 @20:50
Partizani i Tiranës nuk ka arritur që të shënojë fitore në duel ndaj Vllaznisë, që përfundoi pak më parë në Shkodër dhe kështu humbi kryesimin që e kishte javën e kaluar në Kategorinë Superiore.
Pas pjesës së parë të kaluar pa gola të shënuara, Vllaznia shënoi 15 minuta para fundit të takimit përmes Rubin Hebajt për 1-0.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Kjo bëri që Partizani të hidhet me të gjitha forcat në sulm dhe barazoi shpejt në 1-1, përmes Caleb Ekubanit, në minutën e 80.
Deri në fund, tiranasit nuk arritën të bëjnë më shumë, ndërsa shkodranët me këtë pikë mbetën në vend të katërt të klasifikimit.