NË ELITËN E FRANCËS

Tifozët sulmojnë lojtarët kundërshtarë
16 April, 2017 @19:59
Dueli ndërmjet Bastisë dhe Lyonit në elitën e Francës është ndërprerë pak më parë për shkak se tifozët vendas iu vërsulën lojtarëve kundërshtarë, bëjnë të ditur mediat franceze tash.
L’Equipe ka shkruar se korsikanët kanë hyrë në fushë për të qëruar hesapet me lojtarët e Lyonit dhe ndërprerja e ndeshjes ishte e pa-evitueshme.
Nuk është bërë e ditur nëse ndeshja do të vazhdojë dhe kur, për momentin.