UNITED - CHELSEA

United fiton dhe hap garën për titull
16 April, 2017 @18:56
Me fitoren e Manchester United u mbyll ndeshja kryesore e xhiros në Premier League.
Edhe pse disa lojtarë të formacionit bazë nuk ishin startues, Jose Mourinho orkestroi një ndeshje taktikisht perfekte, duke e bllokuar Chelsean në secilin aspekt të lojës dhe duke e mbyllur takimin me fitore 2-0.
United shënoi nga një gol në secilën pjesë, e në anën tjetër Chelsea e mbylli takimin pa as edhe një goditje në portë për herë të parë që nga viti 2007.
Me këtë fitore United i mban gjallë shpresat për top4, kurse diferenca mes Chelseat e Tottenhamit në luftën për titull zvogëlohet dukshëm.