PARA GJYSMËFINALEVE

BOROZANI/A. Paçarizi
Gjysmëfinalistët e Kupës, gati për ndeshjet përcaktuese
Fotografitë brenda artikullit, janë paralajmërimet e skuadrave vendase para ndeshjeve të kthimit.
17 April, 2017 @23:17
Skuadrat e Besës, Trepçës, Llapit dhe Drenicës kanë botuar sot njoftimet për ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ekipet duken të jenë gati për përballjet e radhës, që mund t’i shpiejnë në finale secilën prej tyre, pasi që me rezultatet e ndeshjeve të para, gjithçka është e hapur.
Në Mitrovicë, Trepça e Besa kishin barazuar 2-2, ndërsa tash njëri finalist duhet të vendoset në Pejë.
Ndërsa në Skenderaj, Drenica e Llapi kishin barazuar 0-0 dhe finalisti i radhës do të përcaktohet në Podujevë.
Ndeshjet zhvillohen në ora 15:00 të mërkurën më 19 prill.