PARA NDESHJES: LEICESTER-ATLETICO

Foto: championsleague/facebook
Leicester i koncentruar te Atletico
18 April, 2017 @11:33
Befasia e stinorit të kaluar në Premier Ligë, tashmë ka shkruar historinë e klubit me arritjen e sivjetme në debutim në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, ekipi nuk duket i dorëzuar edhepse është mposhtur në ndeshjen e parë në Vicente Calderon 1-0 nga Atletico Madrid, dy herë finalist në vitet e fundit të kësaj gare.
CHAMPIONS LEAGUE RRUGA DREJT FINALES
“Bastoret dinë të gabojnë dhe shpresoj të gabojnë përsëri,” ka thënë Craig Shakespeare, trajner i Leicesterit në konferencë për shtyp.
“Një gjë e di, që ekipi është i koncentruar vetëm te Atletico. Sonte nuk vlen as ndeshja e kaluar e as ajo që vjen në program. Përballë kemi Atleticon dhe duhet të kërkojmë kualifikimin me rezultatin që na duhet,” ka shtuar ai.
PIKAT KRYESORE:
-Atletico ka shënuar fitore 1-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales.
-Diego Simeone pritet të fusë ekipin më të mirë që ka në dispozicion para kësaj ndeshjeje.
-Leicester City ka rekord të qind për qindtë në shtëpi në Ligë të Kampionëve.
-Brenga e vetme te Shakespeare, kondicioni i disa lojtarëve.
FORMACIONET:
Leicester: Schmeichel; Simpson, Morgan, Benalouane, Fuchs; Mahrez, Ndidi, Drinkwater, Albrighton; Okazaki; Vardy.
Atlético: Oblak; Juanfran, Savić, Godín, Filipe Luís; Carrasco, Saúl, Gabi, Koke; Griezmann, Gameiro.
BASTORET:
Atletico Madrid është favorit edhepse mysafir në këtë ndeshje. Madrilenët janë kuotuar me koeficient 2 për fitore, derisa Leicesteri, 4.1.