PARA NDESHJES: REAL-BAYERN

Foto: championsleague/facebook
Zidane kërkon kujdes para Bayernit
18 April, 2017 @11:10
Ndeshja e kthimit ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit zhvillohet sonte, ndërsa ekipi madrilen, kampion aktual i Europës është kërkuar të ketë kujdes para gjigandit bavarez.
CHAMPIONSLEAGUE RRUGA DREJT FINALES
Zinedine Zidane, trajneri i ekipit, ka thënë se përkundër fitores në ndeshjen e parë në Gjermani 2-1, lojtarët nuk bën të shohin veten të kualifikuar pa përfunduar ndeshja. Derisa Carlo Ancelotti, trajner i Bayernit, ka thënë se ekipi i tij do të provoj gjithça sonte, edhepse është në disavantazh nga ndeshja e parë e zhvilluar në Allianz Arena.
PIKAT KRYESORE:
-Real Madrid ka shënuar fitore 2-1 në ndeshjen e parë si mysafir.
-Cristiano Ronaldo është duke kërkuar edhe tre gola për të arritur në kuotën e 100 golave në Ligë të Kampionëve.
-12 ndeshjet e fundit në Bernabeu, kanë përfunduar me 10 fitore e 2 barazime për Realin.
-Shorti i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve më 21 prill 2017.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić; Isco, Benzema, Ronaldo.
Bayern: Neuer; Lahm, Alonso, Alaba, Bernat; Vidal, Thiago; Robben, Ribéry; Lewandowski, Müller.
BASTORET:
Real Madridi është parë si favorit i lehtë në këtë përballje nga bastoret botërore, me kuotë për fitore 2.45, derisa fitorja e Bayernit kuotohet 2.75.