ERNESTO VALVERDE

Valverde njofton për largim!
18 April, 2017 @15:37
Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, ka njoftuar klubin e tij se do të largohet me përfundimin e këtij stinori nga detyra e tij.
El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se 53-vjeçari i ka thënë zyrtarëve të lartë të klubit se do të largohet kur i përfundon kontrata me ekipin, që është qershori i këtij viti.
Në anën tjetër, largimi i Luis Enriques në mënyrë të njejtë nga Barcelona, ka shtuar spekulimet se Valverde është në rrugë të mirë për tu bërë pjesë e ekipit katalonas.
Por, MundoDeportivo ka shkruar se edhe Sevilla është e interesuar për shërbimet e Valverdes, pasi që trajneri i tyre aktual, Jorge Sampaoli, mund të shkojë në drejtim të reprezentacionit të Argjentinës.