CHAMPIONSHIP

REUTERS/Arkiv
Newcastle vonon kthimin në Premier Ligë!
18 April, 2017 @16:00
Skuadra e Rafa Benitezit në Championship, Newcastle United, ka shtyer sigurimin e biletës për Premier Ligë edhe për një xhiro, pasi që është mposhtur befasisht nga Ipswich Town në fundjavë, derisa këtyre të fundit fitorja nuk i hyri në punë fare, përveç pikëve të tubuara nga fitorja 3-1.
Sigurimin e Premier Ligës, Newcastle tash duhet ta kërkojë para tifozëve të vetë, pasi që në xhiron e radhës ndeshen me Preston North Endin në St James’s Park.
3 xhiro para fundit të stinorit të rregull në Championship, Newcastle është 6 pikë mbi përcjellësin e parë, Reading. Me një fitore në xhiron e radhës laraskat mund të sigurojnë kthimin në elitë.