REAL-BAYERN

CR7 me hat-trick rrënon Bayernin
18 April, 2017 @23:12
Real Madrid ka kaluar edhe një pengesë të rëndësishme në luftë për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kanë mposhtur Bayern Munchenin sonte pas vazhdimeve në Santiago Bernabeu me rezultat 4-2 në fund, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Bayernit dhe u desht të shkonte në vazhdime.
Rol të rëndësishëm në këtë rezultat luajti kartoni i kuq i marrë nga Arturo Vidal i Bayernit, që la ekipin me 10 veta. Pastaj, Carlo Ancelotti i Bayernit nxorri nga loja Robert Lewandowskin, e aty Reali morri kontrollin e lojës dhe në vazhdime shënoi tre herë për të përfunduar shpresat e bavarezëve.
Njashtu, goli i dytë i Real Madridit ngjalli dyshime për pozitë jashtë loje të Cristiano Ronaldos, por referi nuk sinjalizoi asgjë dhe Los Blancos ecën tutje.
Në anën tjetër, bashkë me Atletico Madridin, kryeqyteti i Spanjës kështu dërgon dy ekipe në gjysmëfinale të garës më të rëndësishme të futbollit europian.
All Goals & highlights HD - Real Madrid 4-2… by sportvideostv