CRISTIANO RONALDO NË KRYE

TOP shënuesit në garat e UEFA-së
18 April, 2017 @23:59
Pas ndeshjes së sontme, ku Cristiano Ronaldo arriti të shënojë golin e 100-të në Ligë të Kampionëve, UEFA ka përkujtuar edhe njëherë listën e golashënuesve më të mirë në të gjitha garat që i organizon ajo.
Kështu, Cristiano Ronaldo është lider me 137 gola të shënuara, ndërsa pas tij vijnë Raul Gonzales me 106, Lionel Messi me 97, Klas Jan Huntelaar me 91, Andriy Shevchenko me 90, Zlatan Ibrahimovic me 87 dhe Filippo Inzaghi me 86 gola të shënuara.