THE MIRROR

Wenger vazhdon, por me risi
19 April, 2017 @10:10
E përditshmja britanike, The Mirror, ka bërë të ditur sot se trajneri nën presion i Arsenalit, Arsene Wenger, është ‘gati i sigurt’ për vazhdim të kontratës me Arsenalin.
Sipas gazetës në fjalë, Wenger do të nënshkruajë kontratë edhe për dy vite tjera me Arsenalin në fund të këtij stinori, ndërsa ndër kërkesat e para të tij janë largimi i trajnerit të portierëve, Gerry Peyton dhe kondicionerit të skuadrës, Tony Colbert.
Në anën tjetër, sa i përket lojtarëve të rinj që pritet të vinë në skuadër si emra kryesorë janë përfolur të jenë sulmuesi fantastik i Lyonit, Alexandre Lacazette dhe mbrojtësi boshnjak i Schalkes, Sead Kolasinac.
Bile, shton Mirror, mbrojtësit të krahut Kolasinac i është thënë se do të punosh nën urdhërat e Wengerit edhe për së paku dy vite tjera, ka shkruar gazeta në fjalë.