VENDIMI I KD

Munishi 6 muaj, Referi Gashi 1 vjet suspendim
19 April, 2017 @21:50
FFK ka bërë të ditur sot dënimet për video-skandalin e botuar javë më parë ku shihej trajneri i Dritës, Ismet Munishi, duke biseduar me referët, Bajram Gashi e asistentët e tij dhe delegatin, Ali Ajeti.
Kështu, Munishi është suspenduar për 6 muaj mosushtrimi të asnjë detyre në garat e organizuara nga FFK, ndërsa refer Gashi për 1 vjet.
Asisteni Edmond Zeqiri suspendohet për 6 muaj, ndërsa delegati Ali Ajeti për 2 vjet.