BARCELONA-JUVENTUS

Foto: championsleague/facebook
Juventus mban portën e paprekur, eliminon Barcelonën
19 April, 2017 @22:26
Juventus është gjysmëfinalisti i radhës në Ligë të Kampionëve, pasi që ka eliminuar Barcelonën, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Bianconerët me mbrojtje të ngjeshur kanë arritur të ndalnin sulmet e Barcelonës, që vinin kryesisht nga Neymari i disponuar, ndërsa edhe tentimet e pakta të Lionel Messit, u ndalën nga mbrojtja e koordinuar mirë e Juventusit.
Juventus ka kërcënuar sa ka mundur përmes kundërsulmeve, por nuk ka arritur të shënojë, për përfundimtaren, 0-0.
Kështu, duke pasur avantazh madhor nga ndeshja e parë, 3-0, Juventus do të kërkojë trofeun europian që i mungon nga viti 1996.