STATS @ CHAMPIONS LEAGUE

Foto: championsleague/facebook
Statistikë e ‘çmendur’ që favorizon Juventusin për trofeun e Champions
19 April, 2017 @23:04
Eliminimi i Barcelonës nga Juventusi me rezultat të përgjithshëm 3-0, na sjell në mend edhe një statistikë tjetër.
Përveç Juventusit, vetëm 2 skuadra kanë arritur ta eliminojnë Barcelonën, duke mos e lejuar të shënoj në 2 ndeshjet (180 minuta). Kjo ka ndodhur në sezonin 2007/2008, kur Manchester United i Sir Alexit e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga dy ndeshjet si dhe në sezonin 2012/2013, sezon në të cilin Bayerni e eliminoi Barcelonën me rezultat 7-0 nga dy ndeshjet.
Edhe United, edhe Bayerni, e fituan titullin e Champions Leagues në sezonet përkatëse, ndërsa a do ta përcjelli fati i njëjtë edhe Juven, mbetet të shihet!