KËTË FUNDJAVË

Foto: fcshkupi.com
Skauti i Arsenalit, ndjek lojtarët e Shkupit
20 April, 2017 @12:39
Faqja zyrtare e ekipit të Shkupit, ka bërë të ditur sot se skauti i ekipit të Arsenalit këtë fundjavë do të jetë në Çair të Shkupit për të shikuar nga afër derbin lokal ndërmjet Shkupit dhe Vardarit.
Synim i Bobby Bennettit (sipas Makedonski Sport) janë: Besar Iseni, Jasir Asani, Florian Kadriu, Edis Maliqi (të gjithë 20-21 vjeçarë, lojtarë të Shkupit).
Njejtë, ai do të shikojë edhe lojtarë të Vardarit si: Darko Velikovski, Besir Demiri dhe Boban Nikolov (U21 të gjithë).
Ndeshja Shkupi-Vardari zhvillohet të dielën me fillim në ora 16:00.