FENIKS-JUNIKU

Foto: FCFeniks/Facebook
Feniksi fiton ndeshjen e mbetur, i qetë në krye
20 April, 2017 @12:16
Skuadra e Feniksit nga Drenasi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e mbetur ndaj Junikut, në kuadër të Superligës në futsall, 10-1.
Me këtë fitore, Feniksi vetëm sa ka përforcuar kreun e klasifikimit që edhe ashtu e kishte në dispozicion, ndërsa tash me ndeshje të kompletuara, është 7 pikë larg përcjellësit të parë, Besës.
Golat e Feniksit në këtë ndeshje erdhën nga: Alibegu 2, Topilla 2, Mejzini 1, Gashi 1, Misini 1 dhe autogola nga kundërshtari 2).
Në anën tjetër, Juniku është duke kërkuar mbijetesën në Superligë dhe tre xhiro para fundit të stinorit, është në luftë me Malishevën për epitetin e elitës.